Studimi i ri: Virusi mund të shpërndahet deri në 4 metra

Personat e prekur nga koronavirusi mund ta shpërndajnë atë deri në 4 metra distancë.

Kështu thuhet në një studim të ri. Kjo distancë është dy herë më e madhe se ajo që rekomandojnë qeveritë në botë për distancimin social.

Sipas Daily Mail, studimi është bërë nga shkencëtarët kinezë në qytetin Wuhan, prej nga nisi pandemia.

Shkencëtarët vëzhguan stërklat e virusit të transmetuara në ajër. Ata zbuluan se ato mund të shpërndahen deri në 4 metra, edhe pse pasi kalojnë 2.5 metra janë në sasi më të vogla.

Megjithatë, pavarësisht këtij studimi, mbetet e paqartë nëse këto pikëza janë infektuese edhe në këtë distancë.