FOTOLAJM/ Nga Infektivi, te Sanatoriumi, përshëndetja e trishtë

Një i sëmurë me koronavirus është transferuar mesditën e sotme nga Spitali Infektiv drejt Sanatoriumit, i cili është tashmë spitali COVID 2.

Pacienti, rreth 65 vjeç ishte i vetëdijshëm.

 

Ndonëse me karrocë dhe i lidhur me aparaturën e oksigjenit ai ka përshëndetur familjarët nga larg me dorë dhe më pas është hipur në ambulancë. Sipas bluzave të bardha, pacienti është në gjendje stabile.