Të sëmurë, por të patestuar/ Familjet e goditura nga korona në Krujë

17 raste të reja me koronavirus u regjistruan orët e fundit në vend. Rastet e reja ishin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lushnje, Pukë dhe Krujë.

Rasti i Krujës duket më interesanti.

Mësohet se koronavirusi ka goditur tre familje të tre vëllezërve nga Borizana.

Familjet janë izoluar dhe mbahëshin nën kontroll nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Krujë.

Burime të Syri TV thonë se një nga familjet i ka pasur të gjitha simptomat, pra dihej që ishte e infektuar, por nuk i ishin nënshtruar testimit pasi nuk ishte gjykuar e nevojshme.

Vetëm dje i janë bërë 4 tamponë kësaj familje dhe 3 raste kanë rezultuar negativ, kurse njëri ka rezultuar pozitiv.

Kjo të bën të besosh se të tjerët janë shëruar vetë.

Po ashtu tamponi i është bërë edhe një personi tjetër në Fushë-Krujë dhe ka rezultuar negativ.