FOTO/ Më në fund rregull në tregun e Kombinatit

Duket se Policia ka arritur të vendosë rregullin në tregun e Kombinatit e të shmangë dyndjet, pasi bashkia e Tiranës e kreu detyrën e saj me vonesë, duke shenjuar vijëzimet dhe instaloi kabinën e dezinfektimit.

Kreu i qeverisë, që një javë më parë vuri duart në kokë për skenat që u panë aty, dyndje njerëzish pa mbikëqyrje, sot  e pohoi këtë fakt sot dhe publikoi pamjet nga ky treg. Sipas Edi Ramës “ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli”.

Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: Fitoren e afërt të shqiptarëve".