Të rejat e fundit mbi shëndetin e ish-deputetit Alimadhi dhe dy mjekëve

Të reja optimiste lidhur me shëndetin e ish-deputetit Adriatik Alimadhi i infektuar nga koronavirusi si dhe për dy mjekët, Roland Xhaxho dhe Andi Koraqi.

“Gjendja e Alimadhit është stabël dhe nga mjekët thuhet që trajtohet me oksigjenoterapi me cpap ose siç njihet maskë oksigjenuese. Ka vështirësi ne frymëmarrje, po gjendja konsiderohet stabël. E njëjta situatë edhe me mjekun Roland Xhaxho. Ndërkohë që doktor Andi Koraqi nuk shfaq probleme dhe vlerësohet në gjendje të mire relativisht pavarësisht faktit që është mbipeshë", njoftoi News 24.

"Tek spitali COVID 2 në Sanatorium, janë 5 persona në terapi intensive, 4 të intubuar: 2 gra dhe 2 burra. Personi i pestë është me oksigjen."