Polici tregon para ministrit çfarë ndodhi sot: 'Më drejtoi armën dhe ....'

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, kur një punonjës policie plagosi një person i cili më pas rezultoi i rrezikshëm, si edhe një kalimtare 30 vjeçare në mënyrë të pakujdesshme.

Në një bisedë me ministrin Lleshi, punonjësi i policisë që plagosi dhe prangosi Orges Bilbilin ka shpjeguar edhe çfarë ka ndodhur. 

Sipas tij ka qenë kapuçi i vënë në kokë në një mot të nxehtë ai që ka tradhtuar Orgest Bilbilin teksa shëtiste i qetë rrugëve të Tiranës.

“Më drejtoi armën dhe unë qëllova në ajër”, ka thënë efektivi.