Rangnick: Milan? Nuk ka asgjë të vërtetë!

Emri i tij ishte përfolur prej disa javësh si zëvendësues i Stefano Piolit te Milan. Ish-trajneri i Leipzig, Ralf Rangnick ka thyer heshtjen dhe ka shpjeguar zërat që e lidhin me stolin e Milanit.

Në një intervistë për 'MDR', Rangnick në ka mohuar lajmet se ardhmja e tij do të jetë te klubi kuqezi: “ Nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me një akord timin me Milanin. Në të kaluarën ka patur një interesim të vakët nga ana e klubit kuqezi për mua, e njëjta gjë mund të thuhet edhe tani, por asgjë më shumë. E vërteta dhe realiteti janë shumë larg atyre që thuhen”, theksoi Rangnick.

Fjalët e teknikut gjerman kanë shkuar tashmë në veshët e tifozëve të Milanit që e shohin të zymtë të ardhmen e klubit të tyre të zemrës. Me Piolin që është thuajse i larguar, sëfundmi janë rritur kuotat e dy spanjollëve për të marrë drejtimin e Milanit, bëhet fjalë për Marcelinon dhe Unai Emery.