U infektuan nga stafi i maternitetit, 10 të sapolindur rezultojnë me koronavirus

Në ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në një maternitet në Rumani, ku 10 të posalindur rezultuan pozitivë me koronavirus, me dyshimin se ata kontraktuan virusin nga stafi i kujdesit shëndetësor.  

“Nënat rezultuan negative, por foshnjat dolën pozitive, kështu që ne duhet të marrim parasysh kontaktet e tyre me stafin mjekësor,” tha Ministri i Shëndetësisë Nelu Tataru në një intervistë me stacionin televiziv Antena 3 vonë të hënën.  

Foshnjat nuk kanë simptoma dhe të gjitha përveç njërit prej tyre, së bashku me nënat e tyre, kanë shkuar në izolim në shtëpi.  

Tataru theksoi “dështimet në veprimtaritë e të dy zyrtarëve të maternitetit dhe drejtorisë lokale të shëndetit publik (DSP)” dhe premtoi masa të rënda nëse është e nevojshme.  

Shefi lokal i DSP-së tashmë është shkarkuar.  

“Për dy ditët e kaluara jam ndjerë sikur po jetoj në një film tmerr,” tha një nga nënat në faqen e internetit lokale presalert.ro.  

“Stafi nuk mbante maska,” tha ajo, duke shtuar se nënat kishin dëgjuar të Mërkurën përmes kanaleve jozyrtare se kishte një rast të koronavirusit në spital.  

“Të enjten spitali u dezinfektua me ne brenda,” tha ajo.