Ndërron jetë papritur aktori i njohur

Aktori Dieter Laser ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Dieter Laser, aktori gjerman i njohur më shumë për interpretimin e rolit Dr. Heiter në “The Human Centipede”, ka ndërruar jetë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Vdekja e Laser u zbulua nga gruaja e tij, Inge, e cila thotë se ai me të vërtetë vdieq në Berlin më 29 shkurt. Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur.

Ylli gjerman ka më shumë se 60 role,  përfshirë rolin në filmin e Glenn Close “Meeting Venus” më 1991.

Por, famën ndërkombëtare ai e arriti me filmin “Centipede” në vitin 2009. Ai gjithashtu u shfaq në ‘The Human Centipede III’ më 2015.

Dieter ishte një aktor i mirënjohur i filmit dhe teatrit në Gjermani me vite të tëra. Ai fitoi një çmim më 1975 për rolin e tij kryesor në “John Gluckstadt”.