Mëngjes me një xhirafë, blogerja ndan eksperiencën e magjishme

Një blogere udhëtimi pati një eksperiencë unike, kur mëngjesit të saj iu bashkua një xhirafë.

Sofya Phillippova, 24 vjeç, u fotografua duke ngrënë mëngjes në Nairobi, Kenya, në një nga komplekset luksoze që ofrojnë dhe safari.

Ajo kapi një numër fotosh të magjishme që tregojnë një xhirafë që afrohet dhe i jep një puthje blogeres.

Blogerja ka udhëtuar në shumë vende të botës, por thotë se qëndrimi në Nairobi ishte një nga më magjikët.