Greqia konfirmon 90 viktima dhe mbi 2000 të infektuarit me COVID-19

Gjatë ditës së sotme, Greqia ka shënuar 4 vdekje të reja nga COVID-19 teksa numri total shkon në 90.  

Po ashtu në shtetin fqinj janë shënuar edhe 56 raste të reja duke e çuar në 2 mijë e 11 numrin total të të infektuarve.  

Greqia po konsiderohet si vendi i cili po merret shembull nga prestigjiozet e huaja për masat që ka marrë në kohën që i ka marrë.  

The Independent apo Washington Post kanë publikuar artikujt rreth strategjisë greke ndaj COVID-19 si një mësim për Spanjë, Italinë apo Francën që duhet t’i kishin marrë masat në kohën e duhur.