Koordinatori i OSSHE me COVID-19, mori pjesë sot në mbledhje, testohen të gjithë kontaktet

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 4 raste të reja me me Covid-19 në qytetin e Shkodrës. 
Një nga të prekurit mësohet se është koordinatori i OSHEE për Vau Dejës, Pukën dhe Rrencin.

Ky i fundit ka rezultuar pozitiv bashkë me motrën e tij.
Ndërkohë që vetëm ditën e sotme koordinatori i OSHEE ka patur edhe një takim në zyrat e OSHEE.

Për momentin 6 punonjësve të këtij institucioni më të cilët ka patur më shpesh kontakt i është bërë testi dhe priten përgjigjet ndërsa ditët në vijim do të ketë edhe të tjerë punonjës të OSHEE që do t’u bëhet testi dhe të gjithë ata që kanë patur kontakt po qëndrojnë tashmë të vetëkarantinuar.