Dy të plagosur me armë në Tiranë: Dalin pamjet e rënda

Nga të shtënat me armë pranë shkollës “Niket Dardani” në Tiranë kanë mbetur dy persona të plagosur.

ABC News raporton se janë plagosur një vajzë dhe një djalë në rrethana ende të paqarta.

Në pamjet e siguruara nga ABC News shihet momenti kur vajza futet në makinë, ndërsa djali është i shtrirë në asfalt.

Mësohet se policia ka shoqëruar edhe një person.