Lëpiu produkte që arritën në 1800 dollarë, arrestohet gruaja pas vandalizmit në supermarket

Një grua u arrestua pasi lëpiu mall me vlerë 1800 dollarë në një dyqan ushqimor në Kaliforni pranë kufirit me Nevadën, kanë raportuar autoritetet.

Një punonjëse në supermarket u tregoi policëve se Jennifer Walker, 53 vjeç, mori shumë bizhuteri nga dyqani në duar dhe filloi t’i lëpinte.

Dyqani i cilësoi të gjithë produktet që gruaja preku, si të pashitshme, për shkak të kontaminimit, tha një punonjëse.

Gruaja u arrestua nga policia për vandalizëm dhe lirimi i saj me kusht kushton 10,000 dollarë.