U përfol se nxori nga burgu Ronaldinhon, vjen reagimi zyrtar i Messit

Lionel Messi u ka reaguar rreth spekulimeve se kishte paguar 1.6 milionë dollarë për të nxjerrë nga burgu Ronaldinhon.

Ylli brazilian është larguar nga burgu për t’u vendosur në arrest shtëpie në Paraguai, dhe për këtë ka paguar shumë e majme.

Sipas “TNT Sport”, këtë shumë parash mund ta ketë paguar ish-shoku i tij te Barcelona, Lionel Messi, duke ditur se Ronaldinho llogaritë i ka të bllokuara dhe nuk ka para brenda.

Menjëherë vjen reagimi nga ylli argjentinas i cili ka hedhur poshtë gjitha këto lajme, duke i quajtur gënjeshtra.