Studimi gjerman: Europa është pranë ‘imunitetit të tufës’

Europa mund të jetë pranë ‘imunitetit të tufës’. Kjo për shkak se shumë më tepër njerëz janë infektuar nga koronavirusi nga sa mendohet. Kështu thuhet në një studim të bërë në Gjermani.

Shkencëtarët gjermanë u bazuan në qytetin Gangelt, që u bë vatra më e madhe e virusit në Gjermani. Sipas tyre, 15 përqind e njerëzve atje janë infektuar dhe kanë fituar imunitet.

Ata thanë se kanë gjetur antitrupa te disa njerëz që nuk kishin shfaqur simptoma të sëmundjes dhe nuk e dinin se e kishin fare. Nëse 15 përqind e tyre kanë antitrupa, atëherë vdekshmëria në Gjermani është më e ulët se 0.37 përqind.

Virologu Hendrik Streeck që udhëhoqi studimin, tha se kjo do të thotë se duhet të nisë një lehtësim gradual i kufizimit. Ai tha se shifra prej 15 përqind është e mjaftueshme për të nisur që të flitet për imunitet të tufës.

Kur arrihet shifra prej 60 përqind e sipër, atëherë virusi zhduket plotësisht dhe të moshuarit nuk janë në rrezik.

Sipas Streeck, një shifër prej 15 përqind është mjaftueshëm për të ngadalësuar virusin në mënyrë domethënëse.