Negociata me lojtarin, PSG kërkon të kryejë transfertën me parametra zero

Willian po kalon ditët e fundit te Chelsea.

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga “Blutë” londinezë pasi i përfundon kontrata.

Shumë skuadra janë futur në garë për t’i marrë shërbimet e brazilianit, përfshirë Juventusin, Barcelonën, Bayern Munichun, Arsenalin e Tottenham Hotspur.

Por duket se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Francë, në kryeqytet tek Paris Saint Germain.

Drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij dhe i ka bërë të qartë se e duan transferimin e tij në "Parc de Princes".

PSG është gati t’i ofrojë kontratë 3-vjeçare Willianit me pagë 10 milionë euro në sezon.