'Varje me litar' në kohë epidemie! Po sikur të çmendet Kuvendi?!

Ore, kemi nevojë dhe të qeshim!

Teksti që parashikon dënimin me varje në litar për sjellje të pahijshme në kohë epidemie që paska formuluar Hannah Arendt dhe Simone Veil nga Momli, është teksti më alogjik, më budalla, më idiot që kam lexuar nga historia e jurisprudencës që kur majmuni i fundit u bë njeriu i parë.

Perlë. Me lot, me lot! Nuk e kam me vet dënimin. Ai është i lehtë. Mund të ishte gijotinë, shqyerje me tërheqje shalësh, hedhje në gropën e tigrave ose prerje koke me kapak kuti qumështi Panda. Hallall.

Gallata është me formulimin idiotesk. Uaaaaaaa! Si është e mundur?! Thonë se COVID lë dhe pasoja në sistemin nervor.

Hahahahaha! Të vdesësh gazit. Formulimi, formulimi. Idiotesk. Alogjik. Po sikur të çmendet i gjithë Kuvendi? Unë dyshoj shumë."