E katërta ditë që rriten rastet me koronavirus në Gjermani: 266 të vdekur

FRANKFURT - Numri i infeksioneve të konfirmuara koronavirus në Gjermani u rrit me 5,323 në 24 orët e kaluara duke arritur në 113,525 të premten.

Kjo është ngjitja që po vazhdon për të katërtën ditë. Para këtyre katër ditëve, Gjermania iu gëzua një rënie që nuk zgjati.

Sipas shifrave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive, edhe këto 24 orët e fundit, numri i të vdekurve shënoi rritje: 266 viktima dhe në total 2,373.