VIDEO/ Thyen karantinën, arrestohet berberi dhe klientët e tij

Të gjesh një berber në këto ditë karantine është diçka shumë e vështirë. Por edhe ata që e gjejnë një të tillë, e pësojnë.

Në Turqi, disa persona janë arrestuar nga policia pasi kishin përshtatur ambiente si berberhane.

Muajin e kaluar, autoritetet në vend mbyllën sallonet e bukurisë, si një nga masat e para për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Ndlrkohë, sipas të dhënave më të fundit, Turqia ka 42,282 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe 908 të vdekur.