Meta: Mirënjohje qeverisë amerikane për asistencën humanitare në këto momente kritike

Presidenti Meta ka shprehur falenderimin e tij për qeverinë amerikane dhe Komandën Europiane të SHBA-së, për asistencën humanitare që po i japin Shqipërisë në këto momente. 

'Mirënjohje qeverisë amerikane dhe Komandës Europiane të SHBA për asistencën humanitare që i japin vendit tonë në këtë situatë kritike. '-shkruan Meta ndërsa poston edhe foto nga momenti i dorëzimit të ndihmave.