Autobusi përplaset me një makinë, 7 të plagosur. 4 rëndë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Tiranë-Peshkopi, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Një autobus është përplasur me një makinë. Policia bën të ditur se 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja mësohet në vendin e njohur si “3 çezmat” në rrugën drejt Peshkopisë.