Jo vetëm Italia/ Edhe Madagaskari në këmbë: Duam Edi Ramën kryemadagaskarist

Vazhdojnë ofertat në adresë të kryeministrit Edi Rama pas sondazhit në Report TV.

Pas interesimit të madh që treguan italianët, britanikët dhe amerikanët për ta patur si liderin e tyre në të ardhmen, së fundmi një tjetër ofertë vjen nga një ishull i largët, nga Madagaskari.

Lajmin e jep aktori i humorit Julian Deda përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas aktorit, lajmi është përhapur me shpejtësi në ishull çka ka mbyllur prej 4 ditësh në shtëpi kryeministrin aktual Christuan Louis Ntsay, raporton Syri.net.

"Jo vetëm italianët. Flitet se sipas një sondazhi të bërë së fundmi në Madagaskar, rezulton se 73% e madagaskaristëve duan Edi Ramën si liderin e tyre. Ata kanë shprehur dëshirën që Edi të shpërngulet në ishull dhe të emërohet menjëherë si kryemadagaskarist. Kjo e ka mërzitur pa masë kryeministrin aktual Christuan Louis Ntsay, i cili ka 4 ditë që nuk del nga shtëpia", shkruan Deda në postimin e tij.

Sipas sondazhit të publikuar pak ditë më parë në Report TV, 

62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama si lider politik. rama mban vendin e dyte, pas kryeministrit Conte me një diferencë shumë të vogël prej 4.5%.

Ndërkohë, nuk duhet harruar edhe fakti tjetër që, kryeministri ynë ka lënë pas edhe emra të tjerë të njohur të politikës botërore si: Putin, Macron apo Berlusconi.../A.R, Syri.net