'Të huajt duan të na marrin Ramën...'/ Plas gallata në rrjetet sociale

Duhet të falenderojmë Zotin që e kemi dhe duhet të bëjmë çmos që Italia dhe shtete të tjera të mos na e marrin.

Ky është thelbi i një sondazhi të publikuar pak ditë më parë nga një televizion shumë pranë qeverisë ku tregohej se kryeministri Edi Rama ishte mbi shumë liderë botërorë sa i përket masave ndaj COVID-19 dhe se, italianët shpreheshin të gatshëm ta pranonin si të parin e qeverisë së tyre.

Madje, bazuar në rezultatet e sondazhit të publikuar, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama si lider politik, i cili rënditej i dyti pas kryeministrit italian Giuseppe Conte me një diferencë shumë të vogël prej 4.5%.

Ndërkohë, vlen të theksojmë se kryeministri shqiptar, lë pas shumë liderë botërorë, si Vladimir Putin që është vlerësuar me 52.8%, dhe Presidentin francez Macron që është vlerësuar me 41.6 %, etj,

Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale, prej disa ditësh, të qarkullojë meme që venë në lojë sondazhin dhe vetë personazhin kryesor të saj, kryeministrin Rama. 

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qeshim me memet e mëposhtme dhe ti lutemi Zotit mos na i marrin shtetet e tjera... /A.R, Syri.net