Ulet kurba e vdekjeve në Spanjë/ Konfirmohen 683 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Spanja shënon një përmirësim të lehtë në pandeminë e koronavirusit, ku kanë humbur jetën 683 persona duke e rritur në 15,238 numrin total të vdekjeve.  

Dje numri i të vdekurve në vend ishte 757. Ngadalësim shënoi dhe përhapja e Covid-19 në Spanjë. Që prej shpërthimit të pandemisë, në këtë shtet europian janë infektuar 152.446 njerëz ndërsa 52,165 janë shëruar.  

Ndërkohë kryeministri, Pedro Sanchez mbështeti propozimin për të shtyrë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill.  

Ai tha se masat në fuqi do të qëndrojnë, pasi shërbejnë për të kontrolluar pandeminë.