Shoku i Ronaldos: Ai la shumë miq atje, CR7-ta e ka derën e hapur te Reali

Futbollisti i Portugalisë, Jose Fonte, ka folur për mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

Shoku i CR7-tës thekson se 5 herë fituesi i "Topit të Artë" e ka derën e hapur për një rikthim të bujshëm në “Santiago Bernabeu”.

“Unë e di që ai e do Madridin, kjo është e sigurt”, ka deklaruar Fonte, duke iu referuar Ronaldos.

 “Ai la shumë miq atje dhe gjithmonë e ka derën e hapur. Kështu që unë nuk do të befasohesha nëse ai kthehet te Real Madrid”, tha ndër të tjera Jose Fonte.

Pas nëntë vitesh rekorde të pabesueshme, Ronaldo zgjodhi të nis një sfidë të re në karrierën e tij të jashtëzakonshme.