Presidenti: Duhen shtuar përpjekjet për të mbështetur biznesin

Presidenti Ilir Meta i ka sugjeruar qeverisë sot se duhen shtuar përpjekjet për ta mbështetur biznesin në këto momente të vështira të shkaktuara prej epidemisë.

"Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë, - shkruan Meta në Fb, -  në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente."

Po ashtu, Meta ka publikuar propozimin e ekspertes Irena Beqiraj publikuar ditët e fundit në media.

https://gazetasi.al/ulini-shpatat-ndaj-biznesit-ka-vetem-nje-rrugedalje-ta-ndihmoni-ate/?fbclid=IwAR0ysT8ry5L_cGjZ75h_Y-gwZv4cpNXvnGMBOMthSoOWNUBPVOmE-O4nW5A