VIDEO/ 4 muaj pa marrë rrogat, punëtori tenton të hidhet nga oxhaku i uzinës së naftës

Kanë më shumë se 4 muaj që nuk marrin rrogat dhe kjo ka sjellë protesta të shumta, por kjo e sotmja rrezikon që të përfundojë tragjikisht.

Një prej punonjësve të Uzinës së Përpunimit të Naftës në fier, ka hipur në oxhakun e lartë dhe nëse nuk i jepen pagat kërcënon se do të hidhet.

Agim Myrdini shprehet se kërkon që të paguhet menjëherë sepse nuk kanë as buk për të ngrënë.