Futbollisti i Realit drejt transferimit në Itali, Napoli dhe Juve në ‘luftë’

Gjatë verës së kaluar James Rodriguez nuk u transferua dot te Napoli pasi Reali i Madridit nuk pranoi ofertën e presidentit të të kaltërve Aurelio De Laurentiis.

Klubi italian nuk ka hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit kolumbian dhe merkatoja e kësaj vere mund të jetë momenti i duhur që kolumbiani të kalojë në Serie A.

Megjithatë Napoli duhet të ruhet nga Juventusi pasi së fundmi edhe bardhezinjtë kanë shfaqur interes për shërbimet e 28-vjeçarit.