Yuri Kim emocionohet nga flamuri i SHBA në zemër të Tiranës: Miku i mirë në kohë të vështira

Ambasadaorja amerikane Yuri Kim e ka vlerësuar mjaft gjestin e Shqipërisë, shfaqjen e flamurit amerikan mbi godinën e bashkisë së kryeqytetit, në shenjë solidariteti me SHBA-në, e cila po goditet nga pandemia e koronavirusit.

"Flamuri amerikan në fasadën e Bashkisë së Tiranës nëShqipëri! - shkruan Yuri Kim në Fb. -  Një shprehje kaq e bukur miqësie dhe solidariteti në kohë të vështira për të gjithë ne. Miku i mirë njihet në kohë të vështira! Faleminderit Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqve shqiptarë! Së bashku, jo vetëm do ta mundim COVID-19 - ne do të jemi edhe më të fortë” përfundon ambasadorja Yuri Kim.