Covid-19/ Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë shtrohet në spital

Pozitiv me COVID, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë lë karantinën dhe shtrohet në spital

Shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi që u infektua me koronavirus në datë 31 mars është shtruar prej 4 ditësh te Infektivi nën kujdesin e mjekëve.

Pasi mësoi lajmin në fund të marsit, Koraqi fillimisht u izolua në shtëpi, 4 ditë më parë, pra në datë 4 prill u shtrua te Infektivi.

Koraqi i cili është njëkohësisht zv.dekan i Fakultetit të Mjekësisë, u shtrua në spital një ditë pas mjekut Roland Xhaxho.