Juventus nis negociatat me mesfushorin e Real Madrid

Duket se rrugët mes Real Madrid dhe James Rodriguez janë të destinuara për t’u ndarë.

U përfol shumë në merkaton e verës së shkuar, për një largim të mesfushorit kolumbian nga skuadra madrilène, por që në fund nuk u arrit.

Mirëpo me shumë gjasa kjo gjë do të ndodhë në merkaton e ardhshme. Juventus është skuadra e cila ka shfaqur interes për Rodriguez.

Kolumbiani ka një sponsor të veçantë te klubi bardhezi, sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, me të cilin ka luajtur te Reali i Madridit dhe drejtuesit e Juves janë gati ta marrin në Torino, nëse do të gjejnë akordin me Realin.

Këta të fundit kërkojnë 45 milionë euro për kartonin e fantazistit Brazilian, por drejtuesit e klubit Italian nuk ofrojnë më shumë se 35, ndonëse gjasat janë që marrëveshja të arrihet për një shifër prej rreth 40 milionë eurosh.