Basha takohet me policët dhe kërkon shpërblim për punën e tyre gjatë javëve të fundit

Kryetari i PD Lulzim Basha e ka mbyllur sot ditën e punës duke takuar dhe përshendetur forcat e rendit që ndodhen në një nga rrethrrotullimet e Tiranës.

Basha ka qëndruar për disa minuta duke biseduar me forcat e rendit dhe mesa kuptohet i ka falënderuar dhe dhënë kurajo për punën e tyre, veçanërisht në këto ditë të lodhshme dhe të ngarkuara për të gjithë policët në Shqiperi.

Po sot në mbrëmje gjatë një interviste televizive kryetari i opozitës kërkoi shpërblim për forcat e rendit, pasi sipas tij javët e fundit ata kanë qenë në krye të detyrës dhe me orare të zgjatura.

Duke kryer me seriozitet dhe rigorozitet detyrën, ata sipas Bashës, duhet të marrin shpërblim për detyrën e vështirë në këto kohë që Shqipëria përballet me corona virusin.