87 viktima në 24 orë/ Turqia konfirmon mbi 800 vdekje nga COVID-19

Në 24 orët e kaluara në Turqi, janë shënuar 87 viktima nga koronavirusi, duke e rritur në 812 vdekje në total, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.  

Gjithashtu në të njëjtën kohë janë raportuar 4,117 të infektuar me COVID-19, duke shënuar 38.226 raste në total, raporton Reuters.  

Deri tani numri i personave të shëruar në Turqi është 1.846 dhe janë zhvilluar 24900 teste në 24 orët e kaluara.