Rama tregon sa respiratorë ka Shqipëria/ Ja si i bën llogaritë

Kryeministri Rama deklaroi sot në një kominikim me qytetarët në Facebook, se aktualisht 24% e shtretërve në spitalet COVID janë të zëna dhe 300 respiratorë janë të lirë për ata që do të kenë nëvojë.

 ‘Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë.

Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një  gropë.

Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion.

Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta. Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat’, tha Rama.