FOTO/ Bashkia Shkodër merr masat për displinimin në tregje

Bashkia Shkodër ka marrë masat për disiplinim e blerjeve nëpër tregjet e qytetit.

Siç edhe duket në foto, bashkia ka realizuar sinjalistikë të distancës fizike në tregjet e qytetit, me qëllim që të favorizohet e ruajtja e shëndetit të njeri-tjetrit.

Aktualisht Shkodra është qyteti i dytë më i goditur nga koronavirusi, pas Tiranës.

Në qytetin më të madh të veriut aktualisht janë 3 vatra aktive me 45 raste të konfirmuara.