Inter dëshiron të firmos me futbollistin e Tottenham

Jan Vertonghen dhe Tottenham duket se do ta ndërpresin bashkëpunimin midis tyre.

Mbrojtësi 32 vjeçar u bë pjesë e Spursave në vitin 2012 dhe në qershor të këtij viti i përfundon kontrata me klubin anglez. Dhe sipas atyre që raportojnë mediat angleze ai nuk dëshiron ta zgjasë kontratën dhe do të dalë një lojtar I lirë.

Disa skuadra janë interesuar për Vertonghen, por sias asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, klubi i Interi qëndron në pole-position për të nënshkruar me blegun në fund të sezonit aktual, aktualisht i ndalur, për shkak të epidemisë së koronavirusit . 

E përditshmja Italiane raporton se edhe Roma e Napoli janë të interesuara për Vertonghen, i cili kërkon të luaj edhe për disa vite në nivele të larta përpara se të 'var këpucët në gozhdë'.