Deputeti me oksigjen, mjeku probleme me frymëmarrjen/ Si paraqitet gjendja e 5 pacientëve në reanimacion

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 5 pacientë vazhdojnë të ndodhen në terapi intensive në Spitalin Infektiv, ku nga këta vetëm 4 janë të intubuar në spitalin COVID 2, 'Shefqet Ndoqi'.

Aktualisht i shtruar në Spitalin Infektiv ndodhet mjeku reanimator, Roland Xhaxho.
Ky i fundit mësohet se ka probleme me frymëmarrjen.

Por sipas mjekëve fatmirësisht nuk ka komplikacione të rënda. 
Po ashtu mësohet se në Spitalin Infektiv COVID 1 është shtruar edhe Andi Koraqi, ku nuk paraqet vështirësi në frymëmarrje.

Po kështu në spital mësohet se ndodhet edhe deputeti Ardiatik Alimadhi.
Ky i fundi po trajtohet me oksigjen me maskë.