Mjaft me symbyllur … të fillojë testimi masiv i imunitetit…

Pas më shumë se 5 javësh nën masa drastike e ndoshta pas disa javësh nën ‘sulmin’ e virusit, përhapja e virusit në Shqipëri normalisht po ngadalësohet, për rrjedhojë edhe pasojat e tij…

Fatëmirësisht që pasojat nuk kanë qenë shumë të rënda… Dhe me shumë gjasa, në ditët në vijim, numri i të infektuarëve dhe viktimave do të jetë në rënie të ndjeshme për të përfunduar në vlera të parëndësishme e deri zero pas disa ditësh…

Ndërkohë që fatëmirësisht numri i viktimave nuk është shumë i lartë, gjendja e ekonomike e vëndit, e familjeve shqiptare dhe e individëve të varfër e të pambrojtur duket e prekur rëndë e për rrjedhojë pasojat do të vazhdojnë edhe shumëkohëpërtej mbylljes së efekteve të epidemisë…

Masat drastike të shoqëruara me veprime policore e penalitete si në asnjë vend tjetër të botës, mund të kenë ndikuar (shumë pak) në përkuljen e kurbës së përhapjes së virusit. Por këto vendime individuale të marra aprofesionalisht, apo në mënyrë figurative me symbyllur, me shumë gjasa nuk kanë mundur të pengojnë ‘takimin e visurit me qytetarët’ sepse ulja e kurbës ëshë shoqëruar me zgjatje të kurbës, pra koha që virusi ka pasur në dispozicion për të vepruar tek qytetarët ka qënë më e gjatë…

Nga ana tjetër zgjatja e kësaj kohe ka vënë në rrezik të lartë’jetën ekonomike’ të shqiptarëve e të vëndit në tërësi, duke mos dhënë asnjë siguri për të ardhmen. Pra se çfarëdo të mund të ndodhte nëse në një moment të caktuar kthehemi në ‘normalitet’. Kjo të shtyn në përfundimin se vëndi e qytetarët nuk mund të qëdrojnë pafundësisht në izolim/karantinë…

Mesazhi i parë: Është momenti, madje jemi shumë të vonuar, për të hequr dorë nga masat drastike e veprimet policore…dhe për tu kthyer gradualisht e në mënyrë të diferencuar në normalitet! Çdo vonesë është fatale për ekonominë dhe gjëndjen ekonomike të çdo familje shqiptare…!

Dhe nëse vazhdohet me izolimin ekstrem, me shumë gjasa’përfitimet’ do të ishin të papërfillshme, madje edhe rikthimi në një krizë tjetër do të ishte rezultat i zgajtjes së këtyre masave drastike të tejzagjatuar në mënyrë të parsyeshme në kohë. 

Mesazhi i II: Ndërkohë që shoqëria duhet e do të kthehet gradualisht e në mënyrë të diferencuar në normalitet, duhen marrë masa të shpejta për të kuptuar se cila ka qenë shtrirja e veprimit të virusit…Pra për të përcaktuar se cili është numri i qytetarëve që kanë fituar imunitet…

Ka shumë gjasa që të jetë arritur ‘imuniteti i tufës’ ose të jemi shumë pranë tij…?!  Ky veprim ka vetëm një mënyrë për tu bërë: kryerja e testit të ekzistencës së antitrupave! Ky testim i shpejtë dhe jo shumë i shtrenjtë po kryhet masivisht në shumë vënde të botës. Shqipëria edhe në këtë fazë e për këtë aspekt është shumë e vonuar dhe duket pa vizion të qartë…

Mesazhi i III: Testimi i ekzistencës së antitrupave të krijuar tek qytetarët nga kontakti me COVID-19 që jep ndërkohë informacion se cili qytetar ka fituar imunitet, do të jepte mundësi që faza e kalimit drejt normalitetit të kryhej më e programuar, më e organizuar dhe më efikase duke përcaktuar me saktësi kohën kur segmente të ndryshme të shoqërisë do ti ktheheshin normalitetit.

Testimi i antitrupave mund të bëhej masiv, pra për të gjithë shoqërinë që do të ishte një operacion relativisht i vështirëpor i mundshëm dhe me kosto të lartë por të përballueshme. Por ka edhe një mundësi tjetër që testimi i antitrupave të kryhej mbi një kampion shumë të madh (rreth 10 % të popullsisë) përfaqsues (siç ndodh në rastin e sondazheve). Madje në të dy rastet mundet që ky operacion të kryhej i decentralizuar dhe duke angazhuar të gjithë sistemin e laboratorëve seriozë (kjo mbetet e diskutueshme).