‘Lal Plehu duke ndarë ndihma!’/ Berisha publikon karikaturën

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një karikaturë, ku ironizohet mënyra se si bamirësia po përdoret nga politikanët e mazhorancës për të bërë politikë dite.

Duke abuzuar me varfërinë e tyre, këto veprime kanë krijuar zemërim në rrjetet sociale.

‘Lal Plehu duke ndarë ndihma!’ shkruan Berisha, duke iu referuar kryebashkiakut Erion Veliaj, i kthyer në simbolin e këtij abuzimi mediatik dhe politik.