Astronautë nga shtëpia, NASA mundëson argëtim për fëmijët e karantinuar

Pas disa javëve karantinë shtëpia mund të duket gjithmonë e më e vogël, sidomos nëse keni fëmijë.

Për këtë arsye NASA ka gjetur një zgjidhje.

Shkencëtarë nga agjencia dhe gjithashtu nga Space Station National Lab kanë ideuar disa klasa online ku i mësojnë fëmijëve për kozmosin dhe të qënit astronaut.

Programet janë specifike sipas klasës së fëmijës dhe ato ofrojnë gjithashtu ide për eksperimente dhe aktivitete të ndryshme.