Paolo dhe Daniel Maldini shërohen nga koronavirusi

Pandemia e koronavirusit preku edhe familjen Maldini.

Legjenda Paolo dhe djali i tij, Daniel Maldini para dy javësh testuan pozitivisht në virusin vdekjeprurës.

Megjithatë, si babai ashtu edhe i biri, tashmë e kanë kaluar me sukses këtë eksperiencë të keqe, raporton Gazzetta dello Sport.

Në testin e fundit që i është bërë dyshes, të dy rezultuan negativ dhe tashmë po i kthehen normalitetit.

Kujtojmë që Daniel Maldini është pjesë e skuadrës së parë të Milanit.