Mane ngre në ‘qiellin e shtatë’ Kloppin: Një trajner i mrekullueshëm!

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thurur elozhe për trajnerin Jurgen klopp.

27-vjeçari nuk ka asnjë dyshim se skuadra e Liverpoolit s’do të kishte qenë në nivel kaq të lartë nëse s’do ta kishte pasur për trajner gjermanin, Jurgen Kloppin.

“Jurgen është një trajner i mrekullueshëm. Ai është gjithmonë pozitiv, edhe kur humbasim dhe gjithmonë i gjen fjalët e duhura për të dhënë atë shtyrjen shtysë që të duhet për të fituar sërish”, ka thënë Mane.

“Ai di si t’i ngre lojtarët në një nivel më të lartë, edhe atëherë kur ata mendojnë se nuk mund të vazhdojnë të luajnë më”, tha Mane.

52-vjeçari sezonin e kaluar arriti të triumfojë në Champions League me Liverpoolin, ndërsa këtë sezon ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme në Premier League duke kryesuar me 25 pikë larg vendit të dytë.