COVID-19/ Një tjetër ditë tragjike për Spanjën, publikohen shifrat zyrtare

Një tjetër ditë tragjike për Spanjën, e cila ka regjistruar 757 vdekje në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje. Një ditë më parë, numri i viktimave ishte 743, duke shënuar kështu një rritje të lehtë.

Në total, numri i viktimave në Spanjë ka shkuar 14.555 persona, ndërsa rastet e konfirmuara janë 146.690.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se prej tyre, 48.021 persona janë shëruar.

Pas dështimit të bisedimeve mes ministrave të Financave të vendeve të Bashkimit Europian, dhe përballë këtyre shifrave, zëdhënësja e qeverisë, Maria Montero tha: “Kemi nevojë për ndihmë nga shtetet e tjera, prandaj u ndërtua edhe Bashkimi Europian”.