Lëkundet toka, tërmet në Korçë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria sot është ‘zgjuar’ nga lëkundje të forta të tokës.

Një tërmet është shënuar në Korçë.

Tërmeti me magnitudë 3.7 të shkallës rihter kishte epiqendrën 5 km në Juglindje të Maliqit.

Sipas të dhënave nga IGJEUM epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 5 kilometra në largësi të qytetit të Korçës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përrreth.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korçës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.

Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:45, 4,5 km në veriperëndim të Korçës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.