Dr. Jetishi, pas shërimit nga COVID-19: Si e mësova në spital se edhe vajza e gruaja ishin infektuar

Jetish Jetishi është mjeku i parë që u infektua me koronavirus në Kosovë, derisa trajtonte pacientët në vendin e tij të punës. Ai është shëruar dhe po qëndron në shtëpi, prej nga kërkon kujdes nga qytetarët, në mënyrë që të mos e rrezikojnë veten dhe anëtarët e tjerë të familjes.