Ja kush është biznesmi që shpëtoi emigrantët që Rama i la mes 4 rrugëve

Lazim Destani, biznesmi shqiptar nga Maqedonia e Veriut është personi që ka marrë përsipër shpenzimet 14-ditore të shqiptarëve që mbetën të bllokuar për 5 ditë në tokën neutrale Greqi-Shqipëri.

Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, 5 ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.

Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë.

Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, vuajtjeve të emigrantëve.

Lazim Destani është edhe personi që dhuroi simbolin e shqiponjës dykrenare, që ka qenë e vendosur tek ish-rreth rrotullimi i Doganës në Tiranë, e cila u hoq nga kryeministri Edi Rama, i cili e qujati atë vulgaritet në piedestal.

Lazim Destani: