Gjykata e Paraguait merr vendim për Ronaldinhon

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho ka lënë qelinë e burgut në Paraguai, ku ndodhej që prej fillimit të marsit.

Fituesi i Topit të Artë  u arrestua së bashku me vëllain e tij, Roberto de Assis Moreira me dokumente të falsifikuara.

ESPN raporton se gjykata në Paraguai i ka ndryshuar masën Ronaldinhos,  nga arrest me burg në arrest shtëpie, të cilin do ta bëjë në një hotel në Paraguai. Raportohet se Dinho ka lënë një milion dollarë garanci.