Suso harron Milanin, mund të qëndrojë te Sevilla

Sulmuesi spanjoll Suso ka lënë pas kohën e kaluar në Milano, teksa deklaron se është më i lumtur se kurrë te Sevilla, për sa i përket aspektit individual.
26-vjeçari u huazua te skuadra spanjolle në merkaton e janarit dhe ka një klauzolë që e detyron Sevillan ta blejë në qershorin e vitit 2021, në rast se kualifikohet në Ligën e Kampioneve.

“Në rast se kualifikohemi në Champions me shumë mundësi do të vazhdoj këtu, por ka edhe mundësi të tjera për të qëndruar. Për sa i përket aspektit individual, jam më i lumtur se kurrë", deklaroi Suso për “Radio Marca”.