Ryan Giggs nuk zgjedh Ronaldon te 11 më të mirët që ka luajtur te Manchester United

Ish-mesfushori i Manchester United për më shumë se 20 vjet, Ryan Giggs, ka habitur me zgjedhjen e tij për 11-shen më të mirë me të cilën ka luajtur te “Djajtë e Kuq”.

Lënia jashtë e mbrojtësit Nemanja Vidic as që vihet re kur mendon që uellsiani ka lënë jashtë formacionit yllin portugez, Cristiano Ronaldon, që ka fituar 5 herë "Topin e Artë".
46 vjeçari Gigs pati një karrierë tepër të gjatë dhe të suksesshme me Manchesterin, teksa ka luajtur 963 ndeshje dhe ka fituar 25 trofe.

Skuadra e zgjedhur nga Ryan Giggs është: Rooney, Solskjaer, Beckham, Scholes, But, Keane; Irwin, Silvestre, Ferdinand, Neville, Schmeichel.